Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MTI: Francezët e dorëzuan dokumentacionin lidhur me Brezovicën

NULL NULL
01.06.2016 15:36

Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka njoftuar se partneri privat “Brezovica Resorts, LLC)”ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti për ekonominë e Kosovës, Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara. Pas shqyrtimit të plotë nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet e tij, një vendim për dokumentet e dorëzuara do t’i komunikohet publikut të gjerë”.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat” bën të ditur kjo ministri, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.