MSh: Shfuqizohet vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale NULL NULL 23.03.2023 16:32 23.03.2023 16:32 Ministria e Shendetesise Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale. “Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike, si dhe për shkak se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik, nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqëria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.