MSh-ja e Gazës: 59 të vrarë dhe 83 të plagosur nga sulmet izraelite për 24 orë NULL NULL 03.04.2024 12:28 03.04.2024 12:28 Gaza. Foto nga arkiva. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se sulmet izraelite kanë vrarë 59 dhe plagosur 83 persona në Gaza në 24 orët e fundit Sipas kësaj ministrie, viktimat e fundit e çojnë numrin total të të vrarëve në Gaza që nga 7 tetori në 32 mijë e 975 dhe 75 mijë e 577 atyre të plagosur. Tutje, MSh-ja e Gazës ka bërë të ditur gjithashtu se të paktën 8 mijë persona janë të zhdukur.