Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 10 të vrarë në Gaza derisa bisedimet për paqe vazhdojnë

NULL NULL
08.10.2025 17:24

Ministrja e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se 10 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, derisa siç tha ministria, bisedimet për paqe vazhdojnë

Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se 61 persona janë plagosur, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, delegacionet izraelite, të Hamasit dhe të ShBA-së po takohen në Egjipt për ditën e tretë të bisedimeve për armëpushim.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se më shumë se 67 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Këto shifra nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.

lajme të ngjashme