Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSH bartë kompetenca të reja te Odat e profesionistëve shëndetësor

NULL NULL
03.07.2017 13:11

Ministri në detyrë i  Shëndetësisë Imet Rrahmani, dorëzoi sot vendimin per bartjen e kompetencave  për akreditim të institucioneve shëndetësore te Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, Odës së Farmacisë, Odës së Stomatologëve si dhe Odës së Fizioterapeutëve të cilës iu dorëzua edhe vendimi i bartjes së  përgjegjësisë për ri-licencim.

Rrahmani tha se falë vullnetit për punë dhe bashkëpunimit të treguar në mes Ministrisë dhe Odave, po bëhen bartjet e reja të përgjegjësive që odave ju takojnë në bazë të Ligjit.

Ai tha se MSH do të jetë përkrahëse e vazhdueshme e odave siç duhen të jenë përgjegjëse dhe bashkëpunuese odat me Ministrinë, në  procese të caktuar në bazë të përgjegjësive ligjore që ato i kanë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Hysni Bajrami, tha se Ministria është në fazën përfundimtare të bartjes së kompetencave për Odat, ku pastaj kalon në fazën monitoruese të tyre, por pavarësisht kësaj MSH do të jetë mbështetëse e Odave deri në funksionalizimin dhe pavarësimin e plotë të tyre, transmeton Klan Kosova

 

 

lajme të ngjashme