Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mrika Nikçi bën historinë: Ngjitet në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë

NULL NULL
15.08.2019 12:34

17 vjeçarja pejane Mrika Nikçi, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, ka ngjitur shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

Mrika me datën 15 gusht 2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

“Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm” thuhet në faqen e saj në Facebook.

Dyshja ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga edhe do të kontaktohet me ta.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.