Mrekullia në Gaza: Nxirret gjallë foshnja nga gërmadhat (VIDEO) NULL NULL 20.03.2025 15:21 20.03.2025 15:21 Një vajzë njëmuajshe është nxjerrë e gjallë sot nga gërmadhat e afër qytetit Khan Younis në Gaza. Ajo është ndër të shpëtuarit e rrallë të sulmeve që kryen autoritetet izraelite në këtë pjesë, mëngjesin e së entjes, ku raportohet të kenë vdekur 58 palestinezë. Vetëm në shtëpinë ku ndodhej foshnja humbën jetën 16 persona, përfshirë prindërit dhe vëllanë e saj. Për fat të mirë, gjyshërit i shpëtuan. “Ishte edhe një natë e vështirë. Shtëpia kollapsoi mbi trupat e njerëzve”, ka thënë një pjesëtar i grupit shpëtimtar që po tentonin t’i nxirrnin viktimat nga këtu./Klankosova.tv.