MPJD pas sulmit të autobusit kosovar: E qartë se regjimi i Vuçiqit për agresion ndaj kosovarëve është ende në funksion NULL NULL 09.01.2023 17:57 09.01.2023 17:57 Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka reaguar për autobusin me kosovarë që është sulmuar me gurë dje në Serbi, derisa ishte nisur për në Gjermani. Ajo ka thënë se nuk është asnjë i lënduar, dhe se si MPJD e dënojnë këtë sulm dhe janë të shqetësuar. “Dje një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe i dënojmë motivet e këtij agresioni”. “Republika e Kosovës e kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të rënda”, ka shkruar Gashi, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë