MPJD-ja nesër mban mbledhje komemorative në nderim të jetës së Arben Rugovës NULL NULL 19.03.2024 16:13 19.03.2024 16:13 Vdes gazetari dhe diplomati, Arben Rugova, foto: Donika Gërvalla Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se nesër, më 20 mars nga ora 11:45 do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të kësaj ministrie, Arben Rugova, i cili vdiq sot. MPJD-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet nën patronatin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. “Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Arben Rugova do të mbahet mbledhje komemorative. Vendi: Amfiteatri, Objekti ish-Rilindja, Data: 20 mars 2024, Koha: 11:45”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, transmeton Klankosova.tv. Rugova vdiq më 18 mars në moshën 52-vjeç, ndërsa varrimi do të bëhet më 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes, Hakaj, komuna Plavë e Malit të Zi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025