MPJ-ja kërkon nga autoritet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot NULL NULL 19.07.2024 15:54 19.07.2024 15:54 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serve konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot. Kjo u bë e ditur përmes një postimi të MPJ-së në Facebook, njofton Klankosova.tv. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim. Ndryshe, mediat në Serbi kanë raportuar para pak orësh se forcat e policisë atje kanë vrarë Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri të enjten në Loznicë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 2 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 4 orë më parë