Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MPJ e konfirmon ndalesën e patriarkut: Derisa Serbia vazhdon mosprespektim të marrëveshjeve s’ka aprovim të vizitave

NULL NULL
13.05.2024 18:14
Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme; Foto: Arkiv;

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar se i kanë refuzuar vizitën në Kosovë patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në njoftimin e lëshuar MPJD deklaron se Serbia nuk është duke vazhduar respektimin e marrëveshjeve bazike që i ka nënshkruar me Kosovën.

“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”.

“Ashtu siç dihet, Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë qasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla.  Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.