Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MPB-ja ka ngritur padi penale për të përfshirët në konfliktin e djeshëm

NULL NULL
10.05.2015 14:27
Ministria e Brendshme të Maqedonisë ka ngritur padi penale për disa nga të përfshirët në konfliktin e djeshëm.

Pas aksionit të mbrëmshëm në Kumanovë, në këto momente Prokuroria Publike ka dërguar njoftim në të cilën thuhet se Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale për një numër të caktuara personash në prokurorin publike për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurinë në bazë të nenit 313 të kodit penal”, raporton AlsatM.

Nga prokuroria publike informojnë se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme hetimore por nuk japin detaje rreth ngjarjes për shkak të hetimit.

Prokuroria do të njoftojë plotësisht për veprimet e ndërmarra.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.