Mowgli i jetës reale – çifti pohon se janë prindërit e saj (VIDEO) NULL NULL 17.04.2017 15:13 17.04.2017 15:13 Mowgli është vajza indiane e cila raportohet se u gjet në xhungël teksa jetonte me majmunët. Por tashmë një familje nga India, ka dal me një njoftim duke pretenduar se e vogla e gjetur në xhungël, është vajza e tyre, njofton Klan Kosova. Ramzan Ali Shah dhe gruaja e tij Nazma pohojnë se vajza e gjetur nga policia duke jetuar me tre majmunë, u humbi atyre në një treg, më 28 mars të vitit të kaluar. Pasi çifti të cilët thonë se janë prindërit e Mowglit publikuan të dhënat e tyre, ata u ftuan të hënën për ta vizituar vajzën e tyre e cila ishte duke u trajtuar në një shtëpi të veçantë fëmijësh, njofton Klan Kosova. Por pas gjithë kësaj, Mowgli ka nevojë të bëjë një test të ADN-së për të dëshmuar se me të vërtetë është vajza e Ramzanit dhe Nazmas. https://www.youtube.com/watch?v=WmZwjKW5Ask Mowgli, tetëvjeçare, javë më parë u gjet nga policia indiane, në një pyll, ku ishte rritur duke jetuar me një tufë majmunësh. Ajo u pagëzua me emrin ”Mowgli”, njësoj si personazhi në përrallën e famshme të Rudyard Kipling, ku një djalë i humbur në xhungël rritet mes ujqërve, njofton Klan Kosova.