Move to iOS, aplikacioni i ri i Apple NULL NULL 10.06.2015 17:30 10.06.2015 17:30 Gjigandi Apple në WWDC ndër të tjera ka prezantuar edhe aplikacionin e ri, Move to iOS, që do të lehtësoj kalimin nga Android në iOS. Sistemi i ri operativ i Apple, iOS 9, e ka bërë më të lehtë kalimin nga Android në iOS. Për këtë qëllim kompania do të hapë një faqe të quajtur “Android Migration”, ku ka më shumë detaje se si përdoruesit aktualë mund të kalojnë të dhënat si fotot, mesazhet, kontaktet dhe muzikën në iPhone me iOS 9. Për këtë duhet shkarkuar aplikacioni “Move to iOS”. Ai ju ndihmon që të transferoni përmes wireless, në mënyrë të sigurt një pjesë të madhë të të dhënave që keni në smartfonin me Android. Aplikacionet pa pagesë do të shkarkohen ndërsa ato me pagesë do të ju sugjerohen. Aplikacioni nuk është ende i shkarkueshëm, por do të jetë gati kur të lançohet iOS 9, në fund të vitit.