Mourinho përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United luan sonte në ‘konak’ të Fenerbahçes NULL NULL 24.10.2024 14:45 24.10.2024 14:45 Fenerbahçe – Manchester United është njëra prej sfidave kryesore të xhiros së tretë në Evropa Ligë. “Djajtë e Kuq” kanë udhëtuar në Stamboll, për t’u ballafaquar me gjigantin turk, Fenerbahçe, raporton Klankosova.tv. Trajneri i skuadrës turke, Jose Mourinho, përballet me ish-skuadrën e tij, me të cilën doli kampion pikërisht në këtë kompeticion ku ndeshën sonte. Ky duel transmetohet direkt në Art Motion, në kanalin e Radio Televizionit të Kosovës. Feneri dhe United janë takuar katër herë mes vete në histori të garave evropiane dhe kanë nga dy fitore secila.