Mourinho i tho JO Perezit NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Jose Mourinho, aktual i Chelseas, ka refuzuar një ofertë të re për të marrë përsipër Realin e Madridit. Mediet spanjolle, që i referohen “Sky Sport”-it, raportojnë se portugezi i ka thënë jo ftesës së presidentit të mbretërve, Florentino Perez, transmeton Klan Kosova. Mourinho ka qëndruar tri vjet në Madrid, nga 2010 deri më 2013. Gjatë kësaj kohe ka fituar një titull kampioni, një kupë dhe një Superkupë të Spanjës. Raportohet se Perez ka kontaktuar edhe me Julen Lopetegui, trajner i Portos, pastaj me Rafael Benitezin e Napolit dhe Jurgen Kloppin e Dortmundit. Kontrata e trajnerit aktual të Realit, Carlo Anceloti është e vlefshme deri më 2016. Në një anketë të zhvilluar javën e kaluar, tifozët e klubit mbretëror kanë kërkuar që italiani të mbesë në detyrë, edhe të paktën për një vit.