Mourinho dëshiron Griezmannin NULL NULL 09.05.2015 15:59 09.05.2015 15:59 Chelsea duket se seriozisht i ka hyrë garës për ta blerë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Mediat angleze të shtunën shkruajnë se klubi nga “Stamford Bridge”, është duke e monitoruar me kujdes situatën e francezit te madrilenëve. Griezmann me kampionët në fuqi të Spanjës, ka kontratë deri në vitin 2020, dhe thuhet se klauzola për prishje të kontratës kap shifrën 60 milionë euro. Sipas mediave në ishull, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të bëjë çmos të blejë francezin, i cili ka shkëlqyer në këtë edicion të garave. Griezmann me Atletico Madridin këtë sezon të garave, ka pasur 34 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola si dhe tri asistime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days