Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mou: Tregu i transfereve mund të ketë fatin e Wall Street

NULL NULL
16.05.2015 13:18
Tekniku portugez mendon se determinimi i një numri skuadrash e menaxherësh për të pasur në radhët e tyre lojtarë të caktuar mund të çojë në një 'Wall Street 2008' në tregun e transferimeve.

Jose Mourinho mendon se rritja eksponenciale e shpenzimeve në transfere mund të bëjë që ky treg të kolapsojë ashtu si “Wall Street” në vitin 2008.

Tekniku i Chelsea, ndryshe nga kolegët, thotë se nuk e ka ndërmend të bëjë transfere gjigande, pasi është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.

Por, me Paul Pogba e Gareth Bale, me të ardhme të paqartë, Mourinho mendon se rivalët mund t’i japin tatëpjetën tregut të transfereve.

“Tregu është i komplikuar. Mendoj se afati kalimtar veror të do kolapsojë siç pati kolapsur Wall Street”.

“Besoj se përqëndrimi i nëj numri klubesh për të bërë transfere gjigande këtë sezon mund të shkatërrojë tregun duke e kthyer në paqartësi dëmtuese”.

Kur foli për skuadrën e tij, strategu portugez tha se ëshët shumë i kënaqur me djemtë që ka në ekip dhe nuk ka nevojë për prurje të reja.

Chelsea fitoi titullin e Premiere League nën drejtimin e tij, në vitin e dyte pas rikthimit në Londër nga Madridi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.