Motrat Arifi nga Shkupi apelojnë për ndihmë, përballen me probleme shëndetësore e kushte të rënda (VIDEO) NULL NULL 01.04.2024 21:11 01.04.2024 21:11 Motrat Rejhan dhe Shyhrete Arifi nga lagja Hasan Beg e Shkupit të cilat janë të sëmura dhe të paafta për punë mundohen ta mbajnë familjen e tyre prej gjashtë anëtarëve. Ata jetojnë vetëm më një ndihmë sociale prej nëntë mijë denarëve, e më këtë, ato thonë se nuk mund t’i sigurojnë as medikamentet, e lërë më gjërat tjera elementare, përcjell Klankosova.tv. Gjendja vështirësohet me motrën tjetër e cila është e paralizuar e e palëvizshme. Sipas tvShenja, ato apelojnë për ata që duan të ndihmojnë, që t’iu dërgojnë ndihma ushqimore, pasi nevoja për to është e lartë. Numri ku mund të kontaktoni familjen Arifi është +389 070 217 868.