Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Motivi” për fitore i Tottenhamit ndaj Cityt

NULL NULL
13.05.2024 18:19

Tottenham Hotspurs pret në shtëpi Manchester Cityn këtë javë në Premier Ligë.

Skuadrat do ta zhvillojnë këtë ndeshje të mbetur teksa në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit.

Cityt i nevojitet fitorja për t’ia lehtësuar rrugën vetes në mbrojtjen e titullit, ndërkaq një numër i madh fansash të Spursave në fakt duan që klubi i tij “ta humbë” këtë përballje, që të mos u ndihmojnë rivalëve të përjetshëm, Arsenalit, për ta rrëmbyer titullin.

Por, ta zëmë sikur nuk ekziston motivi parimor për ta fituar këtë ndeshje: ka ndonjë interes Tottenhami për të triumfuar?

Në rast të humbjes së sontme të Aston Villës nga Liverpooli, dhe të fitores së Tottenhamit, ata do t’i afroheshin Villës në një pikë dallim, një javë para fundit të kampionatit.

Kësisoj, për Gjelat ende ekziston shansi për vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

lajme të ngjashme