Moti sot me shi dhe bubullimë NULL NULL 07.04.2022 07:26 07.04.2022 07:26 Moti sot do të jetë me shi dhe bubullima. Në viset kodrinoro-malore ka mundësi të bjerë edhe borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira, raporton Prishtina Weather përcjell Klankosova.tv. Në vazhdim ju sjellim parashikimin për pesë ditët e ardhshme: 7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore. 8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell. 9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell. 10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë. 11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë. Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5 gradë Celsius deri 7 Celsius, e të dielen mund të zbresin edhe në 2 Celsius. Maksimalet të enjten në rënie në 14 Celsius, më pas deri të shtunën në rritje në 20 Celsius, e ditën e diel zbresin në 8 Celsius. Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5 deri në 16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6 deri në 13m/s. Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.