Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius NULL NULL 29.10.2023 07:22 29.10.2023 07:22 Foto ilustruese. Moti sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të ndërmjet 19-23 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv. “Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor”. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.