Moti sot i vranët dhe me reshje shiu NULL NULL 07.01.2024 07:07 07.01.2024 07:07 Foto ilustruese, moti me shi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv. Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK-ja.