Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moti në Kosovë për dy ditët vijuese

NULL NULL
11.03.2021 17:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se deri të dielën vendi ynë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.