Moti i ligë: Breshri dëmtoi rëndë bujqit e Skifterajt (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 20:32 29.06.2025 20:32 Tre hektarë me të mbjella, kryesisht me shalqi, grurë e kunguj, Enver Sadiku, priste t’i sillnin rreth 15 mijë euro fitime. Përafërsisht njësoj pësuan edhe 80 për qind e tokave në Skifteraj të Vitisë që u goditën të premten nga stuhia e breshrit. Katër herë më shumë tokë punuese ka kushëriri i tij, Zymer Sadiku që u dëmtua njësoj. E hyzmetin arave për bereqetin e këtij viti ia kishte nisur t’ia bënte në dimër. Kjo nuk është hera e parë që i dëmtoi natyra e që nuk janë kompensuar për dëmin e pësuar ndonëse u ishte premtuar. Shpresat nuk janë të mëdha as kësaj here. Ani se në këtë pjesë toka po punohet ende, mospërkrahja në të tilla raste sipas tyre ka bërë që një gjë e tillë të dobësohet dhe të bëhet e pamundur angazhimi nga gjeneratat e reja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.