Moti i keq me intensitet të lartë të reshjeve, mobilizon Shqipërinë NULL NULL 04.10.2024 20:25 04.10.2024 20:25 Foto nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se pas intensitetit të reshjeve të pazakonta në disa zona të Shqipërisë, ka shkaktuar problematika të ndryshme. Tutje, ai bën me dije se Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje në Vlorë, dhanë mbështetjen me dy moto varka, dy ekipe të pajisur me dy motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake, përcjell Klankosova.tv. “Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut” , shton tutje Vengu. “Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë 4 minuta më parë