Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 30 gradë Celsius NULL NULL 29.06.2025 06:55 29.06.2025 06:55 Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, transmeton Klankosova.tv. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.