Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta javën e ardhshme

NULL NULL
15.06.2025 16:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike.

Ky është moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës, prandaj respektoni këshillat e IKSHP!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.