Mosmarrëveshja dyshohet të jetë shkak i therjes së 24-vjeçarit në Gjilan NULL NULL 14.11.2024 08:47 14.11.2024 08:47 Foto nga Arkiva: Vendi ku u ther një person në Gjilan Një 24-vjeçar është therur mbrëmë në Gjilan. Sipas policisë, deri te therja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje, raporton Klankosova.tv. Ndërkaq i dyshuari ende nuk është arrestuar, derisa policia po punon për kapjen e tij. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 1 orë më parë