Mosha kur gratë arrijnë kulmin e kënaqësisë seksuale NULL NULL 20.06.2017 23:18 20.06.2017 23:18 Kur është në pyetje kulmi i kënaqësisë gjatë marrëdhënieve seksuale, shumë prej jush mendojnë se përgjigja fshihet pas kohëzgjatjes së aktit, intensitetit të tij apo arritjes së orgazmës. Mirëpo kulmi i kënaqësisë gjatë seksit mund të përcaktohet edhe nga një faktor të cilin nuk e keni çuar kurrë ndërmend, sidomos gratë. Bëhet fjalë për moshën, detajin ndoshta më të nënvlerësuar gjatë marrëdhënieve intime. Sipas një studimi të British Journal of Urology, ku morë pesë 2600 gra të moshës 20-64 vjeç, seksualisht aktive, është thënë që gratë arrijnë kulmin në moshën 36 vjeçare. Moshë në të cilën ato njohim më mirë anatominë e tyre, pa harruar që pjekuria ndikon pozitivisht në intensitetin e kënaqësisë. Gratë e kësaj moshe kanë më shumë besim tek vetja, dinë të menaxhojnë paralojën dhe t’i japin siguri partnerit.