Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mos ushtroni fitnes të grimosura

NULL NULL
09.03.2017 21:30

Andy Milwlard, anëtar i Lidhjes Britanike për Kozmetologji dhe Terapi Bukurie jep arsyet se sa e dëmshme është të ushtrosh në palestër me grim në fytyrë.

Kjo sepse me rritjen e numrit të fotografive që i shkrepim kur ushtrojmë fitness, janë rritur edhe rastet kur grimosemi në mënyrë që të dukemi më mirë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa arsye se pse Milwlard thotë se nuk është mirë të grimoseni edhe kur ushtroni:

Kur ushtroni fitness dhe keni grim në fytyrë atëherë i bllokoni poret tuaja

Nëse keni akne atëherë vetëm sa e përkeqësoni gjendjen tuaj

Nëse keni lëkurë të thatë, ju do e bëni atë edhe më të tharë

Ju do t’i zgjeroni poret tuaja

Sa herë që ushtroni me grim  ne fytyrë, ju i ngjitni toksinat dhe mbeturinat në lëkurën tuaj

Me kohë lëkura juaj do ta humbë shkëlqimin e saj

lajme të ngjashme