Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mos rrej”, “Çdo festë po prishet nga Ganiu” – Vazhdon debati mes Santianës, Edonës dhe Ganiut (VIDEO)

NULL NULL
23.12.2023 01:00

Të mërkurën e kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një ndejë për banorët nga Vëllai i Madh.

Pas ndejës, aty u zhvilluar një debat i ashpër mes Ganiut, Edonës dhe Santianës. Kjo pasi një gotë verë u derdh mbi trupin e Santianës, pasi Ganiu nuk dëshironte që Edona të merrte verë nga gota e tij.

Në këtë ‘Prime’, Ganiu tregoi se pse ka reaguar ashtu: “Kur tjerët dëshirojnë t’i ndajnë gjërat e mia, kur e marrin pa lejen time, atëherë i bie që nuk më respektojnë”.

Pas kësaj, Edona foli menjëherë duke thënë se Ganiu reagoi ashtu pasi nuk do të kishte më alkool për të pirë.

“Të vjen inati sepse e ki se më nuk do të kishte alkool për të pirë, ti kështu reagon për alkool. Mos rrej, për alkool e ke pasë, o pijanec mos rrej. Ti i merr çdo herë gjërat e mia pa pyetur”, tha Edona.

E pa u sqaruar e pa dhënë mendimin e saj nuk mbeti as Santiana, ajo akuzoi Ganiun se çdo ndejë e prish komediani për shkak të alkoolit.

“Unë kesh afër, masi thotë se duhet ta respektoj dhe pyesim, atë Edona e mori vetëm pak dhe e vendosi në gotën e vet, dhe ai filloi të bëjë be se nuk do ta japë. Është bërë shprehi se çdo festë të prishet për shkak të alkoolit nga Ganiu”, tha Santiana./Klankosova.tv

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb
lajme të ngjashme