Mos pini ujë në aeroplan, ja arsyeja NULL NULL 01.07.2017 14:48 01.07.2017 14:48 Punonjësit e fluturimeve kanë shpërndarë fakte befasuese të transportit ajror, që kurrë mund të mos jenë ditur e që tani mund të vënë dritë në pijet që ju sherbehen gjatë fluturimit. Një punonjës i ka treguar Business Insider, përcjellësit nuk duhet të pinë ujë, kafe apo edhe çaj gjatë fluturimeve. Kjo për shkakun se as ekuipazhi i kabinës nuk e di planin e pastrimit të rezervuarve ku mbahet uji. Në vitin 2013, në fakt ishte gjetur se në një përqindje të lartë të avionëve kishin baktere në ujin e shërbyer në bord. Kështu që herën tjetër kur të shihni një anëtar të ekuipazhit të kabinës duke blerë kafe, para se të hipni në aeroplan, e keni të qartë pse.