Mos ndjeni lodhje nga takat NULL NULL 07.07.2015 17:31 07.07.2015 17:31 Tunduese dhe mjaft e gjatë do të jetë java për ato të cilat qëndrojnë në punë mbi taka. Pastaj dhimbja e këmbëve do të jetë e vazhdueshme dhe e padurueshme. Andaj më poshtë do të ju tregojmë disa këshilla për trajtimin e kësaj dhimbjeje ngase janë të padurueshme dhe ju mërzisin: Ecni të zbathur, ngase është shumë e rëndësishme për t’i lënë këmbët e lira. Kuro çdo dëmtim të këmbës, vendos fashë apo flluska të krijuara për të mbajtur pastër lëkurën. Qetësoji këmbët me ujë të nxehtë. Ju ndoshta keni këpucë të cilat nuk i keni përdorur ende, at’herë pritni dhe ca ditë mos i bartni fare, ngase ato mund të ju shtojnë problemet për t’i pasur këmbët më të shëndetshme. Bëni sa më shumë Yoga për të stërvitur këmbët tua. Vishni këpucë të rehatshme. Përdor pedikyr. Zgjidh vaska të ngrohta për të trajtuar këmbët tuaja, ose vish këpucë të rehatshme. Në rast se është e nevojshme dhe dhimbjet nuk i’u largohen dot, at’herë ju këshillojmë të konsultoheni me mjekun për këto probleme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.