Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Morina: Paris Saint Germain në pjesën e parë për 10 minuta nuk u afrua tek 16-metërshi i Manchester Cityt

NULL NULL
24.11.2021 23:56

Trajneri i futbollit Arbnor Morina, ka thënë se Paris Saint Germain ishte inferiore në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Morina në Champions Show  në Klan Kosova tha se në pjesën e parë Parisi nuk e vizitoi për 8 apo 10 minuta 16-metërshin e Manchesterit.

“Duhet të themi që në pjesën e parë Parisi në 8 apo 10 minutat s’kanë mbërritur as deri tek 16 metërshi i Manchester Cityt”.

“Pra, kjo është e pakuptimtë për një ekip që në bankë ka pasur: Ramos, Veratti, Icardi, Di Maria, Danilo, Ëijnaldum, apo edhe Timo Kehrer”.

“E kanë fut shumë në telashe vijën e fundit. E thamë edhe si me shaka që Kimpembe aq shumë po lufton sa që mund të ndodh që në fund të takimit ta kapë ndonjërin nga bashkëlojtarët e tij për fyti”.

Manchester City ka fituar me rezultat 2:1 kundër Paris Saint Germain.

Të parët në epërsi kaloi PSG-ja me golin e Kylian Mbappe në minutën e 50-të.

Nuk shkuan 12 minuta nga kur Paris Saint Germain kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappe dhe erdhi goli i barazimit.

Në minutën e 62-të për 1:1 shënoi Raheem Sterling.

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Paris Saint Germain.

Golin e epërsisë për “citizens” e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 75-të.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme