Morina: Opozitën e ka bashkuar inati NULL NULL 12.11.2015 21:32 12.11.2015 21:32 Bajrush Morina, analist politik, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se opozita, përmes veprimeve të saj, e ka nisur krizën politike, njofton Klan Kosova. “Gurin e parë e ka hedhur opozita”. “Pasojat e këtij konflikti po i vuajmë të gjithë ne dhe bashkëfajtor të këtij konflikti janë të gjitha palët në Kuvendin e Kosovës”. Ai poashtu theksuar se pasojat e kësaj krize po i vuajnë qytetarët, ndërsa opozitën e bashkoi inati dhe jo parimet. “Shohim se nga bllokada edhe në Komunën e Prishtinës i vuajnë pasojat qytetarët”. “Opozita nuk është e bashkuar në parime, por është e bashkuar në inate, pasi gjysma e deputetëve janë nënshkrues të pakos së Ahtisaarit”. klankosova.tv