Mori post në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Osmani ia ndërpret mandatin Rikallos në KQZ NULL NULL 21.11.2020 15:11 21.11.2020 15:11 Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim që t’ia ndërpresë mandatin përfaqësuesit të Listës Serbe Nenad Rikallo në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ky vendim është marrë pasi që Rikallo, ditë më parë, nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën Zyre për Kosovën. “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë