Morata: Do të jetë vështirë në Madrid NULL NULL 06.05.2015 09:37 06.05.2015 09:37 Ndeshja e kthimit në kalanë e mbretërve do të jetë e vështirë për sulmuesin spanjoll. Alvaro Morata, mbrëmë shënoi golin e parë për Juventus, por refuzoi të festonte, derisa Juventus mbylli ndeshjen me fitore 2-1, në gjysmëfinalen e parë të Champions këtë sezon. Pas ndeshjes spanjolli ndau komentet e tij me gazetarë. “Jam i kënaqur me ndeshjen e sontme, por eliminimi i Realit do të jetë i vështirë. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje.” “Fitorja është e rëndësishme, por ne e dimë se në Bernabeu ata do të jenë shumë të rrezikshëm.” Morata foli edhe për relacionet e tij me ish bashkëlojtarët të cilët tha se i ka miq jashtë fushe, si edhe për fjalët e tij në drejtim të ish skuadrës së tij. “Unë i jam mirënjohës trajnerit dhe klubit, por tani jam i lumtur tek Juventus. Megjithëse disa po përpiqen që të shtojnë fjalë që s’i kam thënë, unë gjithherë do të kem respekt për atë “familje” dhe dëshirë që ata të kenë suksese.” Juventus viziton “Santiago Bernabeu” të mërkurën që vjen, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Champions League me përparësi nga rezultati i ndeshjes së mbrëmshme. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.