Monstri Land Rover Defender NULL NULL 22.05.2015 19:21 22.05.2015 19:21 Edhe nëse nuk janë të modifikuara, sërish makinat Land Rover Defender janë si pwrbindwsha. Por një firmë modifikimi në Britani e sjell këtë “bishë” me gjashtë goma. Makina ka bojë ‘stealth’ dhe ndenjëse me lëkurë të kuqe, si të makinave të garave. Makina ka një motor V8 6.3 litra, që prodhon 430 kuaj fuqi. Ky Land Rover është 1.4 metra më i gjatë se versioni normal dhe 15 centimetra më i gjerë. Makina kushton rreth 200 mijë sterlina (310 mijë dollarë), ndërkohë që varianti standard shkon deri në 30 mijë sterlina. Shefi i kompanisë Kahn Design tha se makina synon të rivalizojë me Mercedes G63 AMG 6X6. “Nëse e bëjnë gjermanët, pse të mos e bëjmë edhe ne”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.