Mongolia i dha goditje të rëndë ligjit ndërkombëtar me mosarrestimin e Putinit, thotë Kievi NULL NULL 03.09.2024 11:23 03.09.2024 11:23 Vladimir Putin po viziton Mongolinë pa asnjë shenjë se vendi pritës do të përkulet ndaj thirrjeve për ta arrestuar atë me një urdhër ndërkombëtar për krime të dyshuara lufte që rrjedhin nga pushtimi i Ukrainës. Dështimi i Mongolisë për të arrestuar Putinin i dha një “goditje të rëndë” sistemit të së drejtës penale ndërkombëtare, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës ndërsa presidenti rus, arriti atje për bisedime që ka të ngjarë të fokusohet në një tubacion të ri gazi që lidh Rusinë dhe Kinën, transmeton klankosova.tv. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhyi, tha se ”Mongolia ka lejuar një kriminel të akuzuar t’i shmanget drejtësisë, duke ndarë kështu përgjegjësinë për krimet e luftës”. Ky, është udhëtimi i parë i Putinit në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që kur ajo lëshoi një urdhër arresti për të rreth 18 muaj më parë. Përpara vizitës së tij, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që t’ia dorëzonte Putinin gjykatës në Hagë dhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin se Mongolia mund të mos ekzekutonte urdhrin. Anëtarët e gjykatës ndërkombëtare janë të detyruar të arrestojnë të dyshuarit siç shkruan the guardian, nëse është lëshuar një urdhër arresti, por Mongolia është një vend pa dalje në det, shumë i varur nga Rusia për karburant dhe një pjesë të energjisë elektrike të saj. Gjykata nuk ka një mekanizëm për të zbatuar urdhërat e saj. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka akuzuar Putinin si përgjegjës për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina. Të hënën, Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin se urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare mund të mos ekzekutohej dhe tha se e kishte ndarë shqetësimin e tij me autoritetet mongole.