Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momenti kur tërmeti godet Izmirin, shembet e tërë ndërtesa disakatëshe (VIDEO)

NULL NULL
30.10.2020 16:59

Deri më tani tërmeti shkatërrues që goditi brigjet e Izmirit të Turqisë ka lënë të vdekur gjashtë persona, ndërsa ka plagosur 200 të tjerë.

Dridhjet që shkatërruan së paku 20 ndërtesa u kapën edhe nga disa qytetarë që ishin në vend të ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Disa prej këtyre pamjeve janë publikuar edhe nëpër rrjete sociale krahas lutjeve për viktimat.

Një ndërtesa disakatëshe shembet e tëra në momentin kur tërmet godet atë zonë.

Ky tërmet u ndje edhe në Stamboll dhe Athinë.

Tërmeti gjithashtu formoi dallgë nga deti duke bërë që rrugët e Izmirit të vërshojnë duke e vështirësuar situatën edhe më tej.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.