Momenti kur Majlinda Kelmendi fitoi në Izrael (VIDEO) NULL NULL 24.01.2019 17:32 24.01.2019 17:32 Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv. Ajo ka mposhtur në finale me Ippon, në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izrealiten Gili Cohen. Kjo është medalja e parë për vitin 2019 për xhudisten kosovare – kampione olimpike, pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim. Klan Kosova ju sjell momentin kur Majlinda Kelmendi arriti të triumfojë në Grand Prix: