Momentet më interesante të Eurovisionit (FOTO) NULL NULL 19.05.2019 14:02 19.05.2019 14:02 “Jam shumë i lumtur tani” tha Duncan Laurence pak pasi siguroi fitoren e parë të Holandës në Festivalin e Këngës Eurovision qysh nga viti 1975. “Ky moment nuk mund të përshkruhet me fjalë”, u tha gazetarëve këngëtari. “Ëndrra ime u bë realitet”. Nga eksperienca e tij në Eurovision, 24 vjeçari tha se kishte mësuar se duhet që “gjithmonë të mundohej të arrinte atë që kishte për synim”. Por këto nuk ishin “mësimet” e vetme që duhen mësuar nga ceremonia që u mbajt këtë vit në Tel Aviv të Izraelit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Këto janë gjërat më interesante që ndodhën këtë vit. Politika sërish nuk qëndroi larg Organizatorët e këtij konkursi gjithmonë kanë këmbëngulur se Eurovisioni është ngjarje ku nuk përfshihet politika. Megjithatë, ata zhgënjyen edhe këtë vit. Grupi islandez Hatari e tensionoi shumë situatën pasi kishin shfaqur parulla palestineze teksa po transmetohej drejtpërdrejt festivali. Ndërsa Madonna gjatë performancës së saj u paraqit me dy kërcimtarët ku njëri mbante flamurin izraelit në shpinë ndërsa tjetri flamurin palestinez. “Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të përhapur mesazhin e paqes dhe unitetit me botën”, ka shkruar ajo më vonë. Tashmë është Maqedonia e Veriut Falë paraqitjes mbresëlënëse të Tamara Todevska në Eurovision, shumë njerëz nga e mbarë bota patën rastin që të njohin emrin e Maqedonisë së Veriut. Gjermania mori “zero pikë” nga votat e publikut “Gjermania, më vjen keq: zero pikë”, ishte fraza e thënë mbrëmë nga prezantuesja bukuroshe izraelite e “Eurovision”-it, Bar Refaeli, gjatë kumtimit të rezultateve nga votat e publikut. Gjermania këtë vit ishte përfaqësuar nga grupi Sisters që performuan këngën e tyre me po të njëjtin titull, “Sister”. Shqipëria në Eurovision u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.Maliqi fillimisht i siguroi Shqipërisë vendin e 18 me 43 vota që mori nga shtetet votuese. Pas votave edhe të publikut – Shqipëria përfundimisht është radhitur sërish e 18-ta me 90 vota.