Momentet kryesore nga “Eurovisioni 2023” (FOTO) NULL NULL 14.05.2023 09:13 14.05.2023 09:13 Fansat nga e gjithë bota u kënaqën në festivalin e “Eurovisonit 2023”, që u mbajt në Liverpool të Anglisë. Fituesja e Eurovisionit 2022, Orkestra Kalush performoi në skenë në fillim të finales. MikëpritsjaMae Muller, mori pjesë në paradën e flamurit kur filloi finalja, dhe Marco Mengoni mbante flamurin e Krenarisë si dhe atë italian. Alesha Dixon, Julia Sanina, Hannah Waddingham dhe Graham Norton ishin të gjithë në skenë në fillim. Mimicat që përfaqësuan Portugalinë, Teya dhe Salena për Austrinë, Loreen nga Suedia dhe Andrew Lambrou për Qipron ishin ndër interpretuesit e parë. Gërshetat e çekeve Vesna tërhoqën vëmendjen, si dhe performanca e Kaarijas së Finlandës. Ukraina, fituese e vitit të kaluar, u përfaqësua nga TVORCHI. Le 3 nga Kroacia pati një paraqitje kontroverse. Mae Muller e Britanisë së Madhe ishte akti i fundit i kësaj finaleje. Duncan Laurence dhe fituesit e edicioneve të kaluara të Eurovizionit iu bashkuan prezantuesve në skenë pas shfaqjeve. Loreen në momentin kur ajo e kupton se është fituese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025