Molliqaj për opozitën: Nuk ka guxim – s’po kupton çka ka ndodhur më 14 shkurt e as me 9 shkurt (VIDEO) NULL NULL 27.03.2025 19:09 27.03.2025 19:09 Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur edhe për opozitën, duke e quajtur të paguximshme. Ai u shpreh se opozita nuk është duke e kuptuar se çka ka ndodhur më 14 shkurt e siç u shpreh, as me 9 shkurt, përcjell Klankosova.tv. “Opozita nuk është duke u kuptuar as çka ka ndodhur më 14 shkurt, as me 9 shkurt, nuk është duke kuptuar as çfarë pushteti kemi deri në fund. Herë na dëgjojnë neve, herë e dëgjojnë dikë tjetër, herë kanë ide të veta, por i thonë si të shkapërderdhura”. “Nuk kanë guxim, populli ua ka dhënë mandatin opozitës të djeshme me 52 deputetë, nuk kanë shkuar se ka qenë gabim. Në vitit 2021 populli i Kosovës nuk ka lënë mundësi me kriju qeveri tjetër, vetëm Vetëvendosja, se ia dhënë 58 deputetë, kësaj here na ka lënë mundësi me kriju kush të dojë qeveri”, u shpreh tutje Molliqaj.