Molliqaj në Deçan për dënimin 450 eurosh NULL NULL 01.05.2015 15:56 01.05.2015 15:56 Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj që u prangos sot nga policia po dërgohet në Gjykatën e Deçanit, lidhur me dy urdhërarreste për kundërvajtje. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tha për Klan Kosovën se në rast se Molliqaj ose avokati i tij i paguajnë gjobat, ai menjëherë do të lirohet në të kundërtën do të mbahet në burg. Ibra bëri me dije se njëri rast ka të bëjë me protestën e sekretarit të VV-së kundër privatizimit të KEDS-it në vitin 2012, rast ky në të cilin Molliqaj ishte dënuar me 450 eurosh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë