Modeli korean i TIK-ut për zhvillimin e ekonomisë kosovare NULL NULL 02.06.2016 14:21 02.06.2016 14:21 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Korenë Jugore, ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shkencës, TIK dhe Planifikimit, Agjencinë Nacionale për Promovimin e Industrisë së TIK-ut, Agjencinë Nacionale të Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, njofton divizioni i informimit i kësaj ministria, përcjellë Klan Kosova. Në këto takime, Stavileci ka hasur në gatishmërinë që përveç bashkëpunimit ndërinstitucional, të kurorëzohet me një marrëveshje konkrete në fushën e TIK-ut dhe edukimit, ndërsa do të ketë projekte konkrete për ndërmarrjet e IT-së në Kosovë dhe Startup-et (Ndërmarrjet e reja). Gjithashtu, në këtë vizitë kreu i MZHE-së ka marrë premtime për shumë projekte inovative, të cilat do të realizohen me pjesëmarrjen e sektorit publiko-privat koreanë të IT-së, duke mundësuar që modeli korean t’i shërbej Kosovës në zhvillimin e këtij sektori me perspektivë për ekonominë e vendit. Më tej njoftohet përmes kësaj komunikate se Stavileci ka parë nga afër funksionimin e kësaj fushe Ndryshe, nga takimet me drejtues të Agjencive koreane të fushës së sigurisë kibernetike dhe promovimit të kësaj industrie, Stavileci është njoftuar nga afër me mënyrën e funksionimit të tyre, duke vlerësuar faktin se krahas zhvillimit të këtij sektori duhet të adresohet edhe siguria e tij, thuhet në komunikatën e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 2 orë më parë