Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, temë diskutimi në “Kosova Today”

NULL NULL
12.06.2025 11:52

Emisioni i përditshëm debutues në Klan Kosova, “Kosova Today”, sot do të trajtojë një sërë temash.

Në mesin e tyre do të jetë edhe mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Speciale, ku të ftuar janë Armend Shkoza, Zejnullah Jakupi, Azdren Shala dhe Rafet Llapashtica.

Më pastaj do të diskutohet edhe për aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të mos festuar me flamuj e simbole serbe festën e Vidovdanit.

Të ftuar për këtë temë janë Bedri Elezi dhe Faton Mehmeti.

Ndër të tjera, do të ketë diskutim edhe për darkën që mblodhi të gjitha shtetet organizatore të Big Brother, në Gjermani, ku pjesëmarrës ishte edhe Big Brother Vip Kosova. Për të folur mbi këtë darkë, të ftuar janë Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti.

Do të flitet edhe për një rast të raportuar mbrëmë në emisionin “Kiks Kosova” ku gruaja ka braktisur burrin dhe djalin. Për këtë çështje, të ftuar janë Selajdin Musaj dhe Nita Kajtazi.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi do të raportojë për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Në pjesën e fundit do të flitet edhe për emigrantët e dëbuar, me të ftuarit Sadri Kortoci, Ardian Gaxherri dhe Agim Rexhepi.

Emisioni “Kosova Today” transmetohet nga 12:30 në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.