Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mocioni i mosbesimit ndaj Trump: Demokratët pritet të zbulojnë akuzat zyrtare

NULL NULL
10.12.2019 15:45

Demokratët amerikanë pritet të shpalosin akuzat zyrtare kundër presidentit Donald Trump, një veprim kyç në procedurën e mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Një këshilltar i Partisë Demokratike tha se artikujt e mocionit të mosbesimit do të përqendroheshin në abuzimin e pushtetit dhe pengimin e Kongresit.

Trump është akuzuar për tërheqjen e ndihmës ndaj Ukrainën për arsye të brendshme politike.

Ai e ka hedhur poshtë procesin duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” .

Njoftimi i pritshëm nga paneli gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve do të çojë në një votim të mosbesimit nga dhoma e ulët, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Nëse artikujt miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve- e cila kontrollohet nga Demokratët – do të zhvillohet një gjyq në Senatin që drejtohet nga Republikanët, ndoshta në fillim të janarit.

Komiteti i Gjyqësorit atje besohet se ka hartuar artikuj të mosbesimit pas dy muaj dëgjimesh të Kongresit.

Procesi  nisi pasi një kallëzues anonim u ankua në Kongres në shtator në lidhje me një telefonatë të korrikut nga Trump drejtuar presidentit të Ukrainës.

Për çfarë akuzohet Trump?

Në thirrjen telefonike, Trump duket se e lidh ndihmën ushtarake amerikane në Ukrainë duke filluar hetimet të cilat mund ta ndihmojnë atë politikisht.

Demokratët thonë se ky presion ndaj një aleati të dobët të SHBA-ve përbën një shpërdorim të pushtetit.

Hetimi i parë që Trump dëshironte nga Ukraina ishte daj  ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden, sfiduesi kryesor i tij demokrat dhe djali i tij Hunter. Hunter Biden u bashkua me bordin e një kompanie të energjisë në Ukrainë kur babai i tij ishte zëvendës i Barack Obamës.

Kërkesa e dytë e Trump ishte që Ukraina të përpiqet të vërtetojë një teori konspirative që Ukraina, jo Rusia, kishin ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale  në Amerikë.Kjo teori është hedhur poshtë dhe agjencitë e inteligjencës amerikane janë unanime  në atë se Moska qëndron pas hakimit të postave elektronike të Partisë Demokratike në vitin 2016, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.