Mo Salah largohet nga Liverpool NULL NULL 24.03.2026 19:56 24.03.2026 19:56 Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool FC në fund të këtij edicioni. Kjo u bë e ditur nga vetë klubi në një njoftim publik. Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool në vitet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime vendimtare në sukseset e klubit, përfshirë fitimin e titullit në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, transmeton Klan Kosova. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për yllin egjiptian, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha evropiane dhe ato nga Lindja e Mesme nuk mungon.